Share This Post

Dyslexia / Tekste të zgjedhura

Adoleshent me disleksi të pazbuluar

Adoleshent me disleksi të pazbuluar

Shpeshherë fëmijët e mprehtë janë të aftë të kompensojnë disleksinë e tyre në vitet e para shkollore, por me vështirësi më të madhe ballafaqohen me kërkesat më të mëdha intelektuale në shkollën e mesme.

Shenjat me të cilat mund të vërtetohet disleksia te adoleshentët janë:

– Një nxënës i shkollës së mesme i cili vuan nga disleksia vazhdimisht e përsërit materialin për lexim më shumë herë derisa nuk e kupton plotësisht atë;

– Adoleshentët të cilët vuajnë nga disleksia e kanë të vështirë ndjekjen dhe menaxhimin  e detyrave të shtëpisë si dhe me afatet e dhëna për detyra të caktuara;

– Disleksikët shpesh nuk janë të vetëdijshëm për detyrat dhe obligimet që kanë, për shkak se mësimdhënësit e tyre  “asnjëherë nuk ua kanë thënë” atë që duhet ta bëjnë;

– Jo shpesh ndodh që këto nxënës të kenë vështirësi në mësimin e gjuhëve të huaja. Kjo vështirësi ka të bëjë me shkrimin dhe leximin, por më rrallë edhe të folurit e gjuhës së huaj;

– Shumë shpesh kanë probleme me matematikën, posaçërisht në pjesën e algjebrës;

– Ekziston dallim i dukshëm mes performacave të cilat i tregojnë në shkollë dhe atë që në të vërtetë e dinë.

Nëse tek ju gjeni shumicën e shenjave të shënuara më lartë, kjo do të thotë se ndoshta ju nuk e  keni  të diagnostifikuar vështirësinë në mësim. Nëse ballafaqoheni me probleme të këtilla, para së gjithash do të ishte më mirë të bisedoni me prindërit tuaj dhe sigurisht ju ose ata duhet ti informojnë mësimdhënësit për problemet me të cilat ballafaqoheni. Ndonjëherë problemi me orën e matematikës ose me orën e gjuhës së huaj mund të jetë rezultat i një arsimtari ose profesori me kualifikim të pamjaftueshëm.  Notat e dobëta në cilën do lëndë mund të paraqiten si rezultat i një sistemi të rreptë të notimit që e praktikon mësimdhënësi. Nëse problemi është i atillë shumë shpejt do të vërehet te shumica e nxënësve, mirëpo nëse problemet duken të pazakonta dhe të përhershme do të ishte më mirë të kërkoni t’ju vlerësojnë se mos vallë vuani nga disleksia.

Është i patjetërsueshëm të kërkohet testim i këtij lloji që të mund të ndihmohet sa më shpejtë  në planifikimin e mësimit dhe orarit për obligimet e mëtutjeshme.

Share This Post

Leave a Reply