Metoda AFS është trajnim pedagogjik -didaktik dhe metodë për përkrahjen e personave që vuajnë nga disleksia dhe diskalkulia. Metoda AFS është zhvilluar duke u bazuar në faktin se personat që vuajnë nga disleksia dhe diskalkulia i përpunojnë informatat në mënyra të ndryshme si dhe paraqet një aftësi e të mësuarit. Kjo metodë e specializuar është dizajnuar në mënyrë që të ofrojë përkrahje individuale dhe të përshkruhet e të bëhet struktura e aktivitetit pedagogjik-didaktik ,me qëllim që po kjo metodë të kontribuojë dhe të përdoret në mënyrën më profesionale. Metoda AFS i kushton rëndësi të veçantë mësimit multisensorik.
Trajnimi me metodën AFS bëhet nëpërmjet tre prioriteteve themelore për ndihmë të cilat maten si vijon:
А: Vëmendje(gabimet e njohjes)
- Nivele të ndryshme të vëmendjes;
- Fëmijët nuk i zotërojnë simbolet siç pritet;
- Procesi i të menduarit dhe vepruarit nuk zhvillohet në të njëjtën kohë;
- Gabime drejtshkrimore;
- Të vërtetuarit e vëmendjes gjatë leximit, shkrimit apo njehsimit.
Personat që vuajnë nga disleksia/diskalkulia më vështirë por me qëllim e orientojnë vëmendjen kah shkronjat dhe numrat dhe mundësisht të përqendrohen aty. Vëmendja e përmirësuar kontribuon edhe në përmirësimin e ankthit lidhur me pakujdesinë gjatë shkrimit, leximit ose njehsimit. Duke marrë parasysh faktin se këta persona e manifestojnë këtë vetëm gjatë shkrimit, leximit ose njehsimit, e jo në situata tjera, shpeshherë neglizhohet dhe ngatërrohet me diagnozën mjekësore për vëmendje të dobët ose mungesë e të përqendruarit dhe hiperaktivitet.
F: Funksioni (perceptimet shqisore)
Përmirësimi i perceptimeve shqisore është i patjetërsueshëm në zotërimin e suksesshëm të shkrimit, leximit dhe njehsimit, edhe atë aty ku nevojitet përsosje. Personat që vuajnë nga disleksia perceptojnë ndryshe dhe mendojnë shumë shpejtë, gjë që u pengon në të lexuarit, shkruarit ose njehsuarit pa gabime. Atyre u nevojitet më shumë kohë ti dallojnë dhe mësojnë simbolet, formacionet e shkronjave dhe funksionet aritmetike. Me anë të metodës AFS vërtetohet se cilat perceptime shqisore funksionojnë ndryshe për shkak se jo çdoherë mosfunksionimi paraqitet te të gjithë në të njëjtën kohë ( akustike, vizuale, orientimi hapësinor etj.).
- Vizuale:
- Diferencim optik
- Të menduarit optik
- Serialitet optik
- Akustike:
- Diferencim akustik
- Të menduarit akustik
- Serialitet akustik
- Orientim në hapësirë
- Skema e trupit
Trajnimi qëllimor i individualizuar konsiderohet si i patjetërsueshëm për përmirësimin e perceptimeve shqisore, veçanërisht atyre vizuale dhe auditive, duke përfshirë aty edhe njohurinë fonologjike dhe perceptimin hapësinor.
S: Simptomat (puna mbi gabimet kognitive)
- Vendosja e një procesi i cili gradualisht rrit vëmendjen dhe perceptimet shqisore.
- Duhet të mësohet duke i vënë në funksion të gjitha shqisat.
Përmirësimi i rezultateve gjatë të lexuarit, shkruarit dhe njehsuarit konsiderohet si përmirësim i nivelit simptomatologjik. Kjo lëmi gjithashtu ka nevojë për një trajnim qëllimor të individualizuar.
Rezultatet e pritura:
Pas vërtetimit të planit për trajnim duhet të kalojnë minimum 28 javë që të mund të përsëritet testi për disleksi dhe progres.
Të dhënat dhe faktet e mbledhura gjatë këtij studimi afatgjatë prej vitit 2001 deri në vitin 2006, ku ishin përfshirë 3370 subjekte, tregojnë për suksesin e kësaj metode. Gjegjësisht tek 85% të të anketuarve u është përmirësuar shkrimi, leximi dhe njehsimi, dhe po të njëjtit kanë qenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme për dy vjet, si rezultat i të cilit janë të gatshëm ti përmbushin detyrimet shkollore.
Metoda AFS në Maqedoni praktikohet që nga viti 2012.
Kontakt: M-r. Gordana Andonovska,trajner i diplomuar për AFS metodën
In Optimum Makedonija SHPK, rr. Borka Taleski, 171 a, Shkup
Tel: 070/440 – 866
Adresa elektronike: Gordana@inoptimum.com.mk