Share This Post

Dysgrafija

ÇFARË ËSHTË DISGRAFIA

ÇFARË ËSHTË DISGRAFIA

Disgarfia është gjendje e cila shkakton probleme në të shprehurit me shkrim.  Ky term rrjedh nga fjalët greke dys (“të dëmtuar”) dhe grafia (“bërja e formave të shkruara me dorë”). Disgrafia nuk është rezultat i mungesës intelektuale, instruksioneve joadekuate ose përtacisë, por ajo është rezultat i ndryshueshmërisë së trurit gjatë përpunimit të informatave.

Për shumë fëmijë dhe të rritur të cilët vuajnë nga disgrafia vetë mbajtja e lapsit ose organizimi i shkronjave në një vijë paraqet vështirësi. Dorëshkrimi i tyre mund të jetë i pakuptueshëm ose i paqartë. Shumica prej tyre luftojnë me drejtshkrimin dhe vendosjen e mendimeve të tyre në letër.

Ekspertë të ndryshëm mund të përdorin terme të ndryshme  për ti përshkruar problemet me të shprehurit me shkrim. Doracaku diagnostik dhe statistikor për çrregullime mentale –  (DSM –  ) nuk e përdor termin disgrafi, por e përdor frazën “dëmtim në të shprehurit me shkrim” në kuadër të kategorisë “çrregullim specifik në mësim”.

Pa marrë parasysh se cili përkufizim përdoret për disgrafinë, mjafton të kuptohet se paaftësia për të shkruar ose pamundësia e shprehjes së mendimeve në formë të shkruar nuk duhet të etiketohet si përtaci, papjekuri ose si kapacitet i pamjaftueshëm intelektual.  Shkrimit i nevojite një grup kompleks i aftësive motorike për përpunimin e gjuhës.  Për personat të cilët vuajnë nga disgrafia procesi i shkrimit është më i vështirë dhe më i ngadalshëm. Pa ndihmë me anë të trajtimeve të specializuara nxënësi i cili vuan nga disgrafia mund të ballafaqohet me vështirësi gjatë tërë shkollimit të tij.

Share This Post

Leave a Reply