Share This Post

Dyspraxia

ÇFARË ËSHTË DISPRAKSIA

ÇFARË ËSHTË DISPRAKSIA

Dispraksia nuk është shenjë e dobësimit muskulor apo inteligjencës së ulët, ajo është gjendje specifike e trurit e cila e vështirëson planifikimin dhe koordinimin e lëvizjeve fizike.  Personat të cilët vuajnë nga dispraksia kanë vështirësi në mbajtjen  drejtpeshimit të trupit dhe  qëndrimit të drejtë të trupit. Për mjedisin ato duken si të ngathët ose “të pa sinkronizuar”. Për dispraksinë shpesh mund ta hasim edhe shprehjen “disleksi e paspecifikuar”.

Dispraksia emërtohet edhe me emra të tjerë siç janë: çrregullim i koordinimit gjatë zhvillim, vështirësi në të mësuarit e aftësive motorike, vështirësi në planifikimin motorik ose apraksinë e të folurit.  Dispraksia mund të ndikojë në zhvillimin e aftësive të vrazhda motorike si ecja, vrapi ose kërcimi. Ajo gjithashtu mund të ndikojë edhe në aftësitë e bukura motorike, siç janë lëvizja e pëllëmbëve dhe gishtërinjve të cilat nevojiten për shkrim të qartë të simboleve gjuhësore, respektivisht shkronjave, numrave dhe simboleve tjera që përdoren në gjuhën e shkruar. Me dispraksi mund të jenë të preken gjithashtu edhe aftësitë për lëvizje të gojës dhe gjuhës të cilat janë të nevojshme për shqiptimin e saktë të fjalëve.

Dispraksia mund të ndikojë edhe në aftësitë sociale. Në moshë më të re personat të cilët vuajnë nga dispraksia mund të sillen si të papjekur, edhe pse zakonisht kanë intelegjencë mesatare dhe mbi mesataren.

Fëmijët nuk e sfidojnë dispraksinë. Terapia profesionale, terapia me sport dhe ushtrime fizike, terapia me anë të të folurit dhe mjeteve dhe strategjive të tjera mund të ndihmojnë në përmirësimin e kësaj gjendjeje. Me terapitë e përmendura më lartë personat të cilët vuajnë nga dispraksia mund ti lehtësojnë vështirësitë e tyre dhe të përparojnë në fushat në të cilat kanë interes.

 

Share This Post

Leave a Reply