Share This Post

Dyslexia / Tekste të zgjedhura

ÇFARË NDJEJNË PERSONAT ME DISLEKSI?

ÇFARË NDJEJNË PERSONAT ME DISLEKSI?
  • Ankth– Ankthi është simptoma më e zakonshme emocionale që paraqitet te personat të cilat vuajnë nga disleksia. Personat që janë emocionalisht të shqetësuar nga mos suksesi i tyre e kanë të vështirë të mendojnë qartë. Nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia janë shumë më të ndjeshëm të përjetojnë ankth shumë më rëndë se të tjerët. Kjo është rezultat i procesit të quajtur kushtëzim. Ankthi është një fenomen  psikologjik  sipas të cilit dy dukuri zakonisht ndodhin në të njëjtën kohë. Paraqitja e njërës dukuri është krijuar ta përkujtojë njeriun për dukurinë tjetër. Sipas asaj nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia çdoherë gjenden në situata të një dështimi të mëparshëm dhe nuk e harrojnë atë dhe për atë shkak reagojnë me ankth.

 

  • Zemërim (hidhërim) – Zemërimi është një dukuri që paraqitet shpesh te njerëzit të cilët vuajnë nga disleksia. Zemërimi paraqitet si pasojë e iritimeve në shkollë dhe jetës shoqërore, respektivisht raporteve. Shpesh shprehin zemërim ndaj shkollës dhe mësimdhënësve  e jo rrallë edhe ndaj prindërve. Në shkollë me qellim që të mos mund tu zbulohen gabimet të cilave u fiksohen shumë, nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia janë maksimalisht pasiv, por kur të vijë në shtëpi në rreth të sigurt ajo ndjenjë e fortë e zemërimit drejtohet kah nëna e cila mundohet ti ndihmojë. Fëmija më së paku dëshiron të bëjë gabime para prindërve dhe njëkohësisht ti dëshpërojë dhe mos i plotësojë pritjet e tyre.  Në periudhën e adoleshencës te fëmijët paraqitet një konflikt i madh i brendshëm për shkak të pavarësisë së dëshiruar nga të rriturit, përkundër varshmërisë ndaj prindërve të cilët i ndihmojnë shumë për mësim.  Prandaj  zemërimi i adoleshentëve të cilët vuajnë nga disleksia më shumë u drejtohet atyre prej të cilëve janë më së shumti i varur, respektivisht prindërve.  Nga këto arsye vështirësite me të cilat ballafaqohen prindërit e adoleshentëve që vuajnë nga disleksia në  përpjekjet e tyre për ti ndihmuar  janë shumë të mëdha madje të pakapërcyeshme.

 

  • Fotografi të keqe për veten – Vitet e para të shkollimit janë periudha kur çdo fëmijë e ndërton fotografinë për veten e tij dhe periudha kur duhet ta zgjidh konfliktin në mes fotografisë pozitive për veten dhe inferioritetit. Kur fëmija has në gabime dhe irritime, ai mëson se është inferior për dallim nga të tjerët dhe se përpjekjet e tij japin rezultate shumë të vogla. Vetëbesimi është fotografi pozitive për veten dhe vjen me arritjen e suksesit në shkollë. Kur një fëmijë i cili nuk vuan nga disleksia tregon sukses në shkollë ia kushton atë përpjekjeve të tij. Kur ai i njëjti fëmijë do të bëjë gabime përdor atë si motivim dhe shenjë se duhet të përpiqet më shumë. Kur një fëmijë i cili vuan nga disleksia arrin sukses ia kushton atë fatit, ndërsa kur bën gabim thjesht e shef veten si budalla. Në vend të ndjenjës për fuqi dhe produktivitet ato ndjejnë se rrethi i kontrollon ato dhe se nuk janë kompetent dhe  janë inferior. Hulumtuesit tregojnë se ndjenja e këtillë e inferioritetit zhvillohet rreth moshës 10 vjeçare. Pa kësaj moshe është shumë e vështirë të ndërtohet një fotografi pozitive për veten e me atë edhe vetëbesimin. Kjo paraqet një argument të fuqishëm për intervenim të hershëm.

 

  • Depresioni – Depresioni është komplikim i shpeshtë gjatë disleksisë. Përkundër faktit se shumë njerëz të cilët vuajnë nga disleksia nuk janë depresiv rreziku nga paraqitja e ndjenjës së pikëllimit te disleksikët është shume i lartë.  Fëmijët dhe adoleshentët në mënyrë të ndryshme e manifestojnë pikëllimin nga të rriturit të cilët vuajnë nga disleksia.  Te ato shpesh këto ndjenja janë të padukshme, të mbuluara me aktivitet më të madh ose letargji.  Ato nuk dëshirojnë të flasin për atë se si ndjehen dhe shpesh duken mjerueshëm.  Sidoqoftë, fëmijët  dhe të rriturit depresiv kanë tre karakteristika të përbashkëta: Parimisht kanë mendime negative për veten e tyre, gjë që krijon fotografi të keqe për to, e dyta e shohin botën në mënyrë negative, nuk i jetojnë përvojat pozitive të jetës dhe me atë janë të penguar të kenë jetë të bukur dhe të lumtur, dhe e treta ato nuk shohin një të ardhme të ndritur  perspektive, por e shohin jetën si vazhdimësi e gabimeve të tyre.

Më me rëndësi është që të rriturit, prindërit dhe mësimdhënësit para së gjithash, ti kuptojnë problemet potenciale me të cilat mund të ballafaqohen nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia gjatë zhvillimit të tyre dhe të ndërtojnë strategji për ti ndihmuar ato. Prindërit dhe mësimdhënësit duhet ti kuptojnë ndjenjat e fëmijëve të cilët kanë vështirësi ose të gjejnë mënyra dhe ti mësojnë të flasin për ndjenjat e tyre. E nevojshme është që  të vlerësohen përpjekjet e bëra, jo vetëm rezultatet nga puna e bërë sepse për fëmijët me disleksi më i rëndësishëm është suksesi se sa notat e marra.  Së fundi, shumë më shumë arrijnë sukses fëmijët të cilëve u ofrohet ndihmë dhe përkrahje e vazhdueshme nga ana e më të afërmve.

Share This Post

Leave a Reply