Share This Post

Dysgrafija

ÇFARË SHKAKTON DISGRAFI?

ÇFARË SHKAKTON DISGRAFI?

Ekspertët ende nuk janë të sigurte se çfarë e shkakton disgrafinë dhe në përgjithësi problemet me të shprehurit me shkrim. Kuptohet që truri i merr informatat nëpërmjet shqisave dhe i ruan ato për më vonë. Para se të filloni me shkrimin, truri merr informata nga kujtesa e tij afatshkurte dhe ajo afatgjate  dhe pastaj organizohet për të filluar shkrimin.

Ekspertët besojnë se procesi i shkrimit bëhet së pari duke i organizuar informatat e ruajtura në kujtesë dhe pastaj formimin e fjalëve dhe shkrimin e tyre në letër.  Procesi i njëjtë ndodh edhe tek personat të cilët vuajnë nga disgrafia. Dallimi qëndron në atë se rezultat i shkrimit të tyre është një  prodhim i shkruar i cili vështirë lexohet dhe ka shumë gabime.  Teksti i shkruar gjithashtu nuk e pasqyron atë që  ka dashtë ta shpreh personi i cili e ka shkruar atë. Prandaj thuhet se personat të cilët vuajnë nga disgrafia e kanë të vështirë ta shkruajnë atë që e mendojnë.

Kujtesa e punës ose ajo afatshkurte gjithashtu mund të luaj rol të rëndësishëm tek disgrafia. Fëmija mund të ketë probleme me të ashtuquajturin “kodim ortografik”. Kjo paraqet aftësinë për të  ruajtur fjalët e shkruara dhe të panjohura në kujtesën e punës. Si rezultat i asaj mund të mos i kujtohet si shkruhet ndonjë shkronjë ose fjalë.

Supozohet se disgrafia mund të ketë origjinë gjenetike dhe se ajo mund të jetë e pranishme edhe te anëtarë e tjerë të familjes më të gjerë ose më të ngushtë.

Share This Post

Leave a Reply