Share This Post

Metodat për korigjim

Metoda e Ron Dejvisit

Metoda e Ron Dejvisit

Metoda e Ron Dejvisit është një ndër metodat më të njohura dhe më efikase për korrigjimin e disleksisë, diskalkulisë dhe disgrafisë. Kjo metodë mund të përdoret edhe në Maqedoni nëpërmjet një trajneri të licencuar i cili është i trajnuar për punë me fëmijë dhe të rritur të cilët kanë stil të ndryshëm të të mësuarit dhe të menduarit.

Sipas kësaj metode, në rrënjën e disleksisë, mungesës së vëmendjes dhe të shumë problemeve tjera lidhur me mësimin qëndron një stil unik dhe kreativ i të menduarit i cili në të vërtetë paraqet dhunti. Personat të cilët vuajnë nga disleksia në mënyrë dominuese mendojnë në mënyrë piktoreske, mendojnë dhe shikojnë në mënyrë multidimensionale me qëllim që të krijojnë, të zgjedhin probleme dhe ta eliminojnë konfuzionin.

Për disleksinë thuhet se është dhunti për shkak të karakteristikave  të përgjithshme që janë të përbashkëta për të gjithë personat të cilët vuajnë nga disleksia. Kreativiteti, kurioziteti, imagjinata, intuita dhe mënyra piktoreske e të menduarit janë veçori të cilat i shtyjnë gjitha proceset inovative në jetë. Të menduarit multidimensional duke përdorur të gjitha shqisat jep mundësinë për të parë botën nga perspektiva të ndryshme dhe mundëson gjetjen e zgjidhjeve në mënyrë të ndryshme dhe jo- lineare.  Mënyra piktoreske e të menduarit është proces gjatë të cilit fitohen shumë më shumë informata se sa gjatë të menduarit verbal. Mënyra piktoreske e të menduarit është 400 deri më 2000 herë më e shpejtë nga ajo verbalja e cila zhvillohet me shpejtësinë e njëjtë si edhe të folurit.

Shumë artistë, shpikës, shkencëtarë dhe sportistë kanë këtë stil të të menduarit  të cilin e kanë shfrytëzuar për arritje të mëdha. Shumica prej tyre thonë se nuk do të mundeshin të arrijnë aq suksese të mëdha po të mos e kishin talentin që ua ka dhuruar disleksia.

Metoda e Ron Dejvisit bazohet në dhuntitë që i jep disleksia. Kjo metodë është proces në të cilin vështirësitë me leximin dhe shkrimin u lirojnë vend dhuntive. Teknikat të cilat aplikohen janë të adaptuara për personat të cilët mendojnë në mënyrë piktoreske.  Me programin e Ron Dejvisit klienti fillimisht fiton mjete mentale me të cilat mund ta kontrollojë dezorientimin dhe me atë ta rregullojë perceptimin dhe ta ruajë përqendrimin gjatë leximit. Pastaj punohen teknika me baltë, gjatë të cilave zbulohen dhe zgjidhen gjithë shkaktarët e dezorientimit. Ato mund të jenë shkronja, numra, shenja të pikësimit, fjalë ose ndonjë lloj emocioni. Pjesa e fundit e programit për disleksi përmban tre teknika për lexim të cilat janë të adaptuara për mendjen imagjinatave të disleksikëve.

Ky program zhvillohet gjatë pesë ditëve të njëpasnjëshme, gjatë të cilit trajneri shoqërohet me klientin gjashtë orë në ditë.

 

Slavica Tasevska Nikollovska është trajnuesja e vetme e licencuar sipas metodës së Ron Dejvisit në Maqedoni. Përveç programit për korrigjimin e disleksisë ajo është e trajnuar edhe për programet për korrigjimin e diskalkulisë, disgrafisë, ADHD-së dhe dispraksisë.

Më tepër informata lidhur me punën e saj mund të gjeni në ueb faqen në vazhdim www.disleksija.com.mk  

se të caktoni konsultime në numrin e telefonit 078 / 367 – 213.

Share This Post

Leave a Reply