Share This Post

Metodat për korigjim

Metoda Orton Gilingam

Metoda Orton Gilingam

Qasje: Take Flight, A comprehensive Intervention for Students with Dyslexia

Dr. Semjuel Tori Orton (1879-1948), një neuropsikiatër dhe patolog amerikan nga Ajova, i cili së pari studioi si punon truri tek të rriturit të cilët kanë pësuar dëmtim të trurit, pastaj filloi të punojë me fëmijë të cilët kanë vështirësi gjatë leximit. Dr. Orton ishte i pari i cili bëri një zbulim të mrekullueshëm dhe të papritur edhe atë se fëmijët të cilët për shkak të vështirësive që kishin gjatë leximit i konsideronin si të vonshëm/paaftë, kishin koeficient  të inteligjencës mesatar ose mbi mesataren. Në vitin 1920, Orton  gjatë studimit të procesit të leximit veç më filloi të përdor mësimin multisensorik i cili përfshin teknikat e kinetikës (lëvizje), të kontaktit (prekje), vizuale (pamja) dhe auditive (dëgjim). Dr. Orton kishte paraparë se me aplikimin e taktikave kinetike dhe atyre të kontaktit si përforcim i teknikave vizuale dhe auditive gjatë mësimit të shkronjave dhe tingujve  tek fëmijët e vegjël do të mund të korrigjonte predispozitën për ti shtrembëruar shkronjat. Dr. Orton dëshmoi se me anë të integrimit të funksioneve të hemisferës së majtë dhe të djathtë të trurit përmirësohet aftësia për lexuar  rrjedhshëm dhe saktë.

Për fat të mirë, më vonë Orton fillon të bashkëpunojë me një mësuese dhe psikologe shumë të talentuara Ana Gilingam, e cila zbulimet e Ortonit i aplikoi në një program multisensorik leximi të ndërlikuar dhe shumë të ndjeshëm. Programi i parë Orton – Gilingam u publikua në vitin 1936 dhe përfshin mësim sistematik dhe të qartë të tingujve (fonemave) si dhe parashtesave, prapashtesave, rrënjës së fjalës (morfemat) dhe drejtshkrimit. Ky program  plotësohet rregullisht dhe ende botohet.

Take Flight: A Comprehensive Intervention for Students with Dyslexia është program i krijuar nga Luk Vejts – Qendra për disleksi dhe vështirësi në mësim në Teksas, Skoti Rajt spitali për fëmijë. Në Maqedoni ky program përdoret në dy shkolla ndërkombëtare dhe në Bridges Learning Center. Ky program është krijuar për nxënës nga mosha 7 vjeçare e sipër, të cilët vuajnë nga disleksia dhe të cilën mund ta përdorin vetëm terapeut të kualifikuar për disleksi. Qëllimi i programit Take Flight është ti aftësojë nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia ta përmirësojnë njohjen e fjalëve, saktësinë dhe rrjedhshmërinë në lexim, të kuptuarit e asaj që e lexojnë dhe sigurisht tu ndihmojë kalimin nga terapia në klasë në mësim në “botën e jashtme”. Kjo program ka pesë komponenta themelore për lexim efektiv.

  1. Vetëdija fonemike është hulumtim sistematik i artikulimit të fonemave dhe është plotësisht i përfshirë në instruksionet për deshifrim dhe shkrim (shqiptim) të fjalëve. Fonemat janë elementet themelore të sistemit gjuhësor dhe elemente themelore prej të cilave përbëhen fjalët që i shkruajmë ose flasim.
  2. Aftësitë fonologjike janë të lidhura ngushtë me aftësinë e nxënësit për ta deshifruar tekstin, ndërsa gjitha nivelet tjera si semantika, sintaksa dhe diskursi janë të lidhura me të kuptuarit. Ky program paraqet rregullat për korrespondencë mes grafemave dhe fonemave, gjë që u mundëson nxënësve të ushtrojnë lexim të saktë nëpërmjet llojeve të ndryshme të teksteve adekuate. Aftësitë fonologjike janë tejet të rëndësishme për nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia, sepse disleksia reflekton vetëm në këtë nivel më të ulët fonologjik, duke e penguar deshifrimin, ndërsa gjitha aftësitë tjera në një nivel të lartë dhe abstrakt të të menduarit janë – ose të pandryshuara ose të zhvilluara më tej.
  3. Zhvillimi i fjalorit është edhe një element i rëndësishëm tek Take Flight. Kjo ndodh nëpërmjet zgjerimit të aftësive morfologjike, lidhjes mes fjalëve, figurave stilistike dhe semantikës nëpërmjet konteksteve të ndryshme.
  4. Zhvillimi i leximit rrjedhshëm ose fluent është leximi i përsëritur i fjalëve, frazave dhe teksteve që ndihmojnë gjatë deshifrimit të tekstit.
  5. Kombinimi i teknikave përdoret për të zhvilluar më mirë të kuptuarin e tekstit, si parashtrimin dhe përgjigjen e pyetjeve, strukturën e tregimin, përmbledhjen e tekstit dhe sjelljen e vendimeve dhe strategjive të tjera për lexim. Nxënësit gjithashtu kanë mundësi të shfrytëzojnë tabela grafike dhe tregime të ndryshme të cilat ju ndihmojnë në procesin e leximit dhe të kuptuarit e tekstit.

Ky program ka qasje multisensorike e cila kombinon mënyrat vizuale, auditive dhe kinetike të mësimit. Mësimdhënia është e qartë dhe qasja sistematike dhe fonetike u ndihmon nxënësve të lidhin shkronjat me shqiptimin e tyre dhe pastaj të mësojnë ta aplikojnë atë gjatë leximit.

Momentalisht ky program përdoret ekskluzivisht për personat që jetojnë në vendet ku flitet gjuha angleze, por një grup terapeutësh nga shoqata “Koreni” punon në krijimin dhe adaptimin e kësaj qasjeje për personat të cilët vuajnë nga disleksia në gjuhën maqedonase.

 

Katerina Nikollovska ,                                                            Danica Gjurevski ,

Academic Language Therapist                                          Academic Language Therapist

QSI International School of Skopje                                  NOVA International Schools

„Koreni“ Education Development                                    „Koreni“ Education Development

Share This Post

Leave a Reply