Share This Post

Dyspraxia

SI TA DALLONI DISPRAKSINË

SI TA DALLONI DISPRAKSINË

Këtu do ti gjeni simptomat më karakteristike të dispraksisë. Në të njëjtën kohë  ato mund ti shfrytëzoni për veten tuaj, të kontrolloni njohuritë tuaja.  Me të shtypurit e fjalëve të shënuara me ngjyrën blu mund ta shikoni diagramin skematik të simptomave nëse e keni më lehtë ashtu.

KOORDINIM DHE DREJTËPESHIM

  • Drejtpeshim i dobët i cili manifestohet me vështirësi në ngitjen e biçikletës, ecjen në tra ose hipjen në shkallë;
  • Mbajtja jo e drejtë e trupit dhe lodhja e shpejtë. Qëndrimi në një vend për një kohë më të gjatë paraqet vështirësi. Disa njerëz të cilët vuajnë nga dispraksia mund të jenë dystaban;
  • Integrimi i dobët i anës së majtë dhe të djathtë të trupit mund të shkaktojë probleme me disa sporte që përfshijnë kërcim dhe ngitje të biçikletës;
  • Koordinim i dobët mes duarve dhe syve. Kjo mangësi mund të ndikojë në aftësinë për pjesëmarrje në sporte në ekipe, posaçërisht ato të cilat përfshijnë kapje të topit;
  • Mungesë e ritmit gjatë vallëzimit ose aerobikut;
  • Ecje dhe lëvizje e ngathët;
  • Lëvizje të panevojshme dhe të tepruara të disa pjesëve të trupit, siç është lëvizja e pakontrolluar e duarve gjatë vrapit;
  • Tendenca për të rënë dhe goditur në objekte dhe njerëz;
  • Dorëshkrim i keq, mbajtja e papërshtatshme e lapsit, zhvendosje e linjës së shkrimit;
  • Vizatimi nuk korrespondon me moshën;
  • Vështirësi gjatë përdorimit të takëmeve për ushqim;
  • Në mënyrë të barabartë i përdorin të dy duart për aktivitete të ndryshme;
  • Vështirësi në veshje, krehje, larje të dhëmbëve, vendosje të makijazhit, rruajtje, mbylljen e butonave, lidhjen e lidhëseve të këpucëve;
  • Vështirësi gjatë vëzhgimit të një objekti në lëvizje me anë të syve pa e tepruar me lëvizjen e kokës.

TË FOLURIT:

  • Mund të flasin vazhdimisht dhe të përsërisin një gjë të njëjte pa qenë të vetëdijshëm se veç më e kanë thënë atë;
  • Disa njerëz të cilët vuajnë nga dispraksia kanë vështirësi në organizimin e asaj që duan ta thonë;
  • Mund të flasë në mënyrë të paqartë dhe të mos mund ti shqiptojë disa fjalë;
  • Nuk e kontrollojnë lartësinë e tonit kur falsin.

PERCEPTIMI:

  • Ata kanë perceptim të dobët vizual;
  • Ata janë tepër të ndjeshëm ndaj dritës dhe zhurmës;
  • Vështirë i dallojnë tingujt që vijnë nga mbrapa. Në mënyrë të barabartë i dëgjojnë gjitha tingujt që vijnë nga mjedisi ku ato gjenden;
  • Mund të kenë ndjeshmëri të tepërt ose të pamjaftueshme për prekje;
  • Mund të jenë tepër ose pamjaftueshëm të ndjeshëm ndaj aromave dhe shijeve (skajshmëri);
  • Mungesë e vetëdijes për pozitën e trupit në hapësirë dhe objektet përreth. Shpeshherë në mënyrë të ngathët e shtyjnë ose derdhin gotën nga tavolina në të cilën janë të ulur ose goditen në kalimtarët gjatë ecjes;
  • Kanë ndjenjë të dobët për kohën, shpejtësinë, distancën ose peshën;
  • Nuk e kanë të zhvilluar ndjenjën për  ti dalluar drejtimet majtas dhe djathtas  si dhe aftësitë për të lexuar hartat.

MËSIMI DHE KUJTESA:

  • Ata kanë vështirësi gjatë planifikimit dhe organizimit të mendimit;
  • Kanë kujtesë të dobët, posaçërisht kujtesën afatshkurtër. Mund ta harrojnë lehtë atë që e kanë lexuar ose dëgjuar. Shpeshherë ndodh të harrojnë ku kanë lënë diçka;
  • Ata shpesh nuk janë të fokusuar dhe janë të paparashikueshëm;
  • Ata kanë tendencë ta humbin radhën gjatë leximit;
  • Mund të duken të pa kujdesshëm lidhur me rregullimin e librave të tyre, organizimin e çantës së shkollës dhe tavolinës së punës;
  • Ndjenja e dobët për të bërë rend u shkakton probleme me matematikën, leximin dhe shkrimin;
  • E kanë të vështirë ti ndjekin instruksionet, posaçërisht kur bëhet fjalë për ndjekje të më shumë se një instruksioni njëkohësisht;
  • Ata e kanë të vështirë të koncentrohen dhe lehtë mund të dekoncentrohen;
  • Mund ta bëjnë vetëm një gjë përnjëherë, edhe pse mund të përpiqen të bëjnë shumë gjëra;
  • I bëjnë detyrat shumë ngadalë për shkak se shumë lehtë dhe me vetëdije kalojnë në fantazim;

EMOCIONET DHE SJELLJA:

  • E kanë të vështirë ti dëgjojnë njerëzit, veçanërisht kur ata janë në grupe të mëdha. Mund të jenë të paparashikueshëm dhe shpesh ti ndërprejnë të tjerët duke folur dhe për shkak të kësaj shpesh kanë probleme me punën në ekipe;
  • Ata shpesh i marrin gjërat fjalë për fjale dhe nuk e kuptojnë talljen;
  • Ata ngadalë u adaptohen situatave të reja dhe të paparashikueshme;
  • Kanë tendencë të irritohen lehtë dhe të reagojnë në mënyrë impulsive;
  • Ata shpesh janë të paparashikueshëm kur bëhet fjalë për humor – i kanë të shprehura “ditët e mira dhe të këqija”;
  • Lehtë dorëzohen nga punët të cilat u duken shumë të vështira;
  • Vështirë adaptohen në shoqëri me moshatarët e tyre;
  • Vështirë kalojnë nga një aktivitet në aktivitetin tjetër.

EMOCIONET SI REZULTAT I GJENDJES:

  • Lehtë shqetësohen;
  • Shpesh përjetojnë stres;
  • Mund të kenë probleme me gjumin;
  • Kanë vetëbesim të ulët;
  • Janë të ndjeshëm ndaj varshmërive.

Shumë nga këto karakteristika i kanë edhe njerëzit të cilët nuk vuajnë nga dispraksia, respektivisht emocionet e theksuara si rezultat i kësaj gjendjeje, janë karakteristike edhe për shumë gjendje të tjera.

Pretendimet e dhëna në simptomat për mësim dhe kujtesë, janë karakteristike për dispraksinë, por edhe për vështirësitë tjera në mësim, siç janë disleksia dhe diskalkulia.

Në simptomat e lartshënuara, si tregues kryesor janë pretendimet që kanë të bëjnë me  koordinimin, të folurit dhe perceptimin. Nëse gjeni më shumë se gjysmën e simptomave që kanë të bëjnë me perceptimin dhe koordinimin, atëherë duhet të lexoni dhe të aplikoni disa nga teknikat për vetë ndihmë. Ato do t’ju ndihmojnë në përmirësimin e suksesit tuaj në shkollë, realizim më të lehtë të obligimeve të përditshme si dhe vendosjen e raporteve më të mira me shokët.

Share This Post

Leave a Reply