Kur mendojmë në regjisorët më të suksesshëm të Holivudit, sigurisht që mes të parëve na kujtohet Stiven Spillbergu. Numri më i madh i adhuruesit më të flaktë të tij asnjëherë nuk do ta mendonin se njëri nga regjisorët më me famë në botë tërë jetën e tij ballafaqohet me disleksinë. Ende më interesant është se Spillbergu deri vonë nuk ka qenë aspak i vetëdijshëm se vuan nga disleksia dhe as që i ishte zbuluar prania e saj, por Stiveni nuk ka lejuar që disleksia ta pengojë në rrugën drejt realizimit të ëndrrave të tij.
Spillbergut disleksia i është zbuluar në moshën 60 vjeçare dhe atëherë kur i është zbuluar disleksia ai ka deklaruar: “Tani më në fund kam gjetur edhe pjesën e fundit të mozaikut të jetës sime që deri tani se kisha gjetur”. Ai flet hapur për atë se asnjëherë nuk ka qenë i aftë të lexojë dhe se çdoherë ka lexuar më keq se nxënësit tjerë.
Në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar kur Spillbergu ishte nxënës, disleksia si gjendje ishte shumë pak e njohur në botë. Për shkak të problemeve me leximin dhe mësimin shumë shpesh ka qenë cak i talljeve dhe maltretimeve nga ana e shokëve të tij. Mësimdhënësit e tij gjithashtu nuk e kanë dalluar problemin që ka pas Spillbergu. Ato të parët e kanë etiketuar si nxënës të dobët i cili thjeshtë është tepër përtac dhe nuk është i aftë ta zotërojë materialin.
Problemet me leximin dhe mësimin i mund në atë mënyrë që gjen veten në ujërat e filmit. Jeta e Stivenit sigurisht nuk ka qenë e lehtë, por ai asnjëherë nuk është deklaruar si viktimë e disleksisë, përkundrazi i ka shfrytëzuar përparësitë e disleksisë për tu bërë ajo që është tani. Është interesante se ai historinë e jetës së tij e ka pasqyruar në filmin e tij The Goonies ku një grup i nxënësve në asnjë mënyrë nuk mund të kyçen dhe tu përshtaten të tjerëve.