Xhejmi Oliver vuan nga disleksia, por ai asnjëherë nuk ka lejuar që disleksia ta pengojë atë të bëhet kuzhinieri më i mirë në botë. Në shkollën fillore për shkak të vështirësive që kishte në mësim atë e kanë transferuar në një klasë me fëmijët me nevoja të veçanta. Në një intervistë ai ka pranuar se në shkollë asnjëherë nuk ka mund ti nxjerr në pah aftësitë e tij, kurse disleksia ka ndikuar shumë në suksesin e tij në shkollë. Xhejmi është i bindur se as vetë ai e as askush tjetër në shkollë nuk e ka dalluar se ai vuan nga disleksia. Ai shpesh e cek se për shkak që asnjë nga mësimdhënësit nuk ka ditë si ta dallojë atë se ai vuan nga disleksia, atij gjatë shkollimit nuk i është dhënë ndihma e duhur. Ai beson se sot ekziston një sistem arsimor shumë më i mirë ndaj personave të cilët vuajnë nga disleksia për dallim nga ai i mëparshmi, megjithatë kjo është fushë të cilës i nevojitet punë e vazhdueshme.
Krahas faktit që për të shkolla asnjëherë nuk ka qenë vendi ku ai ka mundur ta dëshmojë veten e tij, ai çdoherë ka qenë i bindur në aftësitë e veta dhe nuk ka lejuar që në asnjë moment shkolla ta pengojë në rrugën e tij drejt suksesit. Ai fillon të punojë në restorante që nga mosha e re dhe ka qenë i shkëlqyer në punën e tij. “Të jesh disleksik nuk është arsye apo arsyetim për të hequr dorë nga përparimi dhe suksesi juaj”, thotë Xhejmi. Xhejmi Oliver sot është kuzhinieri më i njohur dhe më i pasur në botë.
Në videon e dhënë në linkun e poshtëshënuar mund ta shihni intervistën e plotë të Xhejmit.